Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar kandidatin për kryetar të komunës së Podujevës.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se fitoria e Kryetarit të zgjedhur, Shpejtim Bulliqit, flet zëshëm për ndryshimin dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumulluar me situatën në Kosovë.
Tutje ka shtuar se ndryshimi i radhës në krejt Kosovën së shpejti!
Postimi i plotë:
Fitorja e Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kryetarit të zgjedhur Shpejtim Bulliqi sonte në Podujevë flet zëshëm për vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumulluar me situatën në Kosovë.
Urime Podujevë, Urime bashkëpunëtorë të Lëvizjes dhe urime Kryetar i zgjedhur i Podujevës!
Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti!