Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit të rezultateve nga zgjedhjet në Podujevë.
Përmes një postimi në Facebook ka uruar Shpejtim Bulliqin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell “Bota sot”.
Ai ka shkruar se edhe pse për mandat të shkurtër porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!
Postimi i plotë:
Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!
Suksese në realizimin e programit!