Pas fitores së Shpejtim Bulliqit të VV-së në Podujevë, ka reaguar edhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.
Ajo ka kritikuar ashpër Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Agim Veliun dhe Vjosa Osmanin duke thënë se këta janë ata që 10 vite e më shumë, LDK-në, herë ia “jepni” Hashimit, herë Albinit.
Postimi në Facebook:
Isë, Agim, Lutë, Vjosë, ecni, ecni n’shpi!
Qe 10 vite e më shumë, LDK-në, herë ia “jepni” Hashimit, herë Albinit!
LDK, nga fillimi!
#MT