Edhe nga kampi i ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, kanë reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës.
Asistentja e saj Egnesa Vitia, ka kujtuar ditën e shkarkimit të Osmanit, duke thënë se kaq ishte për efektin e saj brenda LDK-së, përcjell Bota sot.
Vitia teksa ka publikuar një fotografi të Osmanit me Shpejtim Bulliqin, ka thënë se edhe pse të përjashtuar, ata do të triumfojnë.
Reagimi i saj në Facebook:
Ju mund t’i përjashtoni por sovrani nuk i përjashton kurrë, ata triumfojnë!
Si sot më kujtohet 20 qershori (dita e shkarkimit të Vjosës).
Kaq për efektin Vjosë brenda LDK-së.
P.S: urime 29 nëntori, se edhe ashtu dita e çlirimit
