Analisti i çështjeve politike Vigan Qorrolli, i ka kërkuar kryeministrit Avdullah Hoti të dorëhiqet nga ky post.
Ai ka thënë se Hoti duhet t’iu hap rrugë zgjedhjeve nacionale, përcjell Bota sot.
“KM Hoti bëhu fisnik e dorëhiqu — hapi rrugë zgjedhjeve nacionale!”, ka shkruar Qorrolli në një postim në Facebook.
Reagimi i tij vjen pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur bastionin e saj, Podujevën, pas 20 vitesh.
Nga zgjedhjet e mbajtura dje në këtë komunë, fitues doli kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi./BS