Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gani Dreshaj ka uruar Shpejtim Bulliqin për fitoren e arritur në Podujevë, duke thënë se secili ndryshim është pozitiv.
Dreshaj tha se ndryshimi duhet të ndodhë kudo në ato komuna ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak.
Tutje Dreshaj shtoi se qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës.
Postimi i plotë:
Sot ndryshimi ndodhi në Podujevë. Mendoj që secili ndryshim është pozitiv.
I uroj suksese Shpejtim Bulliqit. Ndryshimi duhet të ndodhë kudo në ato komuna ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak.
Qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës.
Jam i bindur që humbja është e shëndetshme edhe për LDK-në.
G.D