Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka tërhequr nga rendi i ditës projektligjin për rimëkëmbje ekonomi
Burime kanë bërë të ditur se Arben Gashi i ka kërkuar Kuvendi që ky projektligji të tërheqtë sot nga rendi i ditës.
“ Projektligji nuk është sot në rend të ditës sepse iniciuesi i saj Arben Gashi, ka kërkuar që ai të tërhiqe”, ka thënë ky burim duke mos e treguar arsyen e tërheqjes.
Lidhur me këtë mediat, kanë provuar të marrë një përgjigje nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi, por i njëjti nuk i’u është përgjigjur në telefon.
Seanca për votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike është paraparë të mbahet sot në ora 10:00, ku në rend të ditës janë edhe 14 pika tjera.