Nënshkrimi i kontratave për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020 ka filluar të bëhet sot.
Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se është inkurajues fakti që rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020.
“Ju përgëzoj juve si përfitues dhe më inkurajon fakti që rreth 500 punëtore që do të përfitojnë nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën nëpër të cilën po kalojmë të gjithë së bashku – pasojat e pandemisë po i vuajmë të gjithë pa përjashtim.
Shpresoj që kjo masë sado simbolike që është – të jetë një lehtësim për bizneset e vogla dhe të mesme. Është me interes që janë marrë parasysh edhe specifikat e regjioneve të ndryshme në aspektin e zhvillimit rajonal”, ka thënë Hoti.