Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka thënë se Serbia ikën atë ditë kur Kosova të çlirohet prej shqiptarëve pro-serb në pushtet e në media, përcjell Bota sot.
Kjo ka ardhur si reagim ndaj Milaim Zekës se duhet të ndodhë shkëmbimi i territoreve me Serbinë.
Bytyçi ka thënë se janë pro-serbët që e mbajnë Serbinë në Kosovë dhe jo bandat e Vuçiçit.
Postimi i tij i plotë:
Milaim Zeka ka thënë sot se "E vetmja zgjidhje për ta heq qafe Serbinë duhet të ndodhë shkëmbimi i territoreve".
Unë mendoj se Serbia ikën atë ditë kur Kosova të çlirohet prej shqiptarëve pro-serb në pushtet e në media. Janë këta që e mbajnë Serbinë në Kosovë, nuk janë bandat e Vuçiç në veri, siç pretendon Zeka!