Gjatë ditës është raportuar se flamuri i cili është i vendosur mbi objektin e Kuvendit të Kosovës është i dëmtuar.
Kjo është treguar edhe nga fotografitë e publikuara nga zëdhënësi i Ministrisë së Financave Muharrem Shahini.
Sipas Ligjit për Simbolet Shtetërore vendosja e jo e mirë e flamurit është e dënueshme.
Lidhur me këtë Kuvendi i Kosovës është sqaruar.
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se flamuri ishte dëmtuar shkaku i motit të keq.
Kuvendi thotë se flamuri është zëvendësuar në rastin e parë.