Analisti Faton Abdullahu ka analizuar gjerësisht humbjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në komunën e Podujevës.
Ai e ka konsideruar “absurd” koalicionin e LDK-së që e bëri në fillim të muajit shkurt me Vetëvendosjes, e i cili e prodhoi Qeverinë Kurti.
Abdullahu konsideroi që ky koalicion me Vetëvendosjen i ka afruar anëtarët e LDK-së në Podujevë me këtë parti.
Më tej, ai shtoi se koalicioni në fjalë tregonte edhe hiporkizinë e partisë së Albin Kurtit “që deri në atë kohë e kishte luftuar politikisht”.
Dje, LDK pësoi humbje prej 15 pikë në Podujevë nga Vetëvendosje dhe kandidati i saj, Shpejtim Bulliqi.
Humbja është pranuar menjëherë nga ana e kësaj partie.