Lëvizja Vetëvendosje fiton Podujevën me 51,64%, Bulliqi kryetari i ardhshëm.
Nga nata e kaluar mbeti vetëm rrëmuja.
Qetësia mbizotëroi të hënën në zyret e subjektit politik që qeverisi Podujevën për dy dekada.
LDK më kandidatin e saj Nexhi Rudari, humbi zgjedhjet lokale në këtë komunë pas 20 vitesh në pozitë.
E ky ka një arsyetim se pse ndodhi ky ndryshim në Llap.
Rudari që udhëhoqi këtë qytet që nga shkurti i këtij viti kur Agim Veliu u emërua ministër i brendshëm, thotë se ishte garë mes partive e jo kandidatëve.
Megjithatë ai i uron sukses ish bashkëpartiakut të tij, që e mundi në zgjedhje.
E festa duket se tashmë ka mbaruar në zyrat e LVV-së.
Ani pse paraprakisht ishte prezent në seancen e Kuvendit, këtu nuk mungoi Shpëjtim Bulliqi.
Ai u shpreh falenderues për mundësinë që qytetaret ja dhanë të dielen.
Meqenëse mandati i tij përfundon për më pak se një vit, kryetari i ardhshëm i Podujevës ka këto 3 prioritete.
E gëzimi për këtë ndryshim në qeverisje, u pa edhe tek qytetarët.
Madje disa nga ta e shprehën atë edhe përmes maskës.
Pothuajse të gjithë këta e lidhin fitoren e LVV-së me manovrimet e fundit në nivel qendror të LDK-së.
E kjo fitore e Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë nuk do ishte e mundur, po qe se votuesit e përbetuar të LDK-së nuk do ndërronin mendje, sikur ky banor.
Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin e saj Shpëjtim Bulliqi fitoi zgjedhjet në Podujevë pa balotazh, me 51,64 % të votave.