Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë, ku fitoi Lëvizja Vetëvendosje.
Derisa të tjerë kanë gjetur fajtorë për këtë humbje të LDK-së, Rugova ka vepruar ndryshe, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk është koha për të kryqëzuar fajtorët por për të reflektuar dhe për të bashkëpunuar drejt një reforme të brendshme.
Postimi i tij i plotë:
Nuk është koha për të gjetur e kryqëzuar fajtorë, koha është për reflektim dhe bashkëpunim drejt një reforme të brendshme, skajshmërisht të nevojshme.