Reagime të shuma ka pasur që tre ditë radhazi, që kur shtatoret e Adem Jasharit dhe Skënderbeut u vendosën në Prizren.
Shtatoret u kritikuan shumë për mënyrën se si ishin punuar, derisa dhe sot shtatorja e Adem Jasharit u largua nga Prizreni, ku ishte vendosur.
E për këtë ka reaguar edhe avokati Tomë Gashi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se a janë shqiptarë autorët e këtyre skulpturave dhe ata që i paguajnë, përcjell Bota sot.
Ai ka pyetur se pse na fyejnë në ditën më të shenjtë, me 28 Nëntor dhe se deri kur do t'i lejojmë të na fyejnë kaq rënda ndjenjat tona kombëtare.
Postimi i tij i plotë:
Nuk ju lejojmë të na fyeni Gjergjin e as Ademin tonë
Autorët e skulpturave të heronjve tanë a janë shqiptarë!
Pse na sjellin Gjergj Kastriotin tonë si një Skënderbe në pamje si pro turk!
Këta që i paguajnë t'i bëjnë kështu a janë shqiptarë!
Pse na fyejnë në ditën tonë më të shenjtë, me 28 Nëntor!
Po ne deri kur do t'i lejojmë të na fyejnë kaq rëndë ndjenjat tona kombëtare.