Prindon Sadriu, burri i Vjosa Osmanit e ka quajtur fallxhore ish-ministrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, pasi ky i fundit ka thënë se LDKja nuk duhet të sjellë parashutistë brenda partisë duke aluduar në Vjosa Osmanin.
Në një koment në Facebook, duke replikuar me një qytetar, ka shkruar “fallxhore e interpretues emocinonesh e mendimesh. Kur i jepet hapësirë mediale shpifësve të tillë, dije që keq i kemi punët si shoqëri”.
Haraqija në Pressing tha dje se Osmani i është gëzuar fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet komunale në Podujevë më shumë se vetë Vetëvendosja.
Këto komente ai i ka bërë në Facebook.