​S’ka kuorum, dështon Komisioni Hetimor për Hidrocentralet

Aktuale

​S’ka kuorum, dështon Komisioni Hetimor për Hidrocentralet

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, ka dështuar të mbahet si shkak i mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje të komisionit ishte paraparë që të bëhej intervistimi i dëshmitarëve me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania "Kelkos Energy" Muhamet Malësiu, drejtor Departamentit të mjedisit dhe ujërave dhe Gani Berisha, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe Bashkim Ramosaj, kryetar i Komunës së Deçanit.

Zëvendëskryetari i këtij komisioni, deputeti Haxhi Avdyli, tha se kjo mbledhje do të mbahet të hënën e javës së ardhshme.

"Për shkak të mnugesës së kuorumit ne nuk do të kund ta vazhdojmë këtë mbledhje. Mungesa e deputetëve janë të arsyeshme për shkak se deputetët janë në komisione dhe disa të tjerë për arsye shëndetësore. Propozoj që kjo mbledhje të organizohet për të hënën e ardhshme", tha ai.

Në këtë mbledhje të komisionit ishin deputetët Haxhi Avdyli, Artan Abrashi, Teuta Haxhiu, Besa Gaxherri dhe Visar Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat