Në konakun e ish kryetarit të Podujevës nga radhët e LDK-së, Ilaz Pirevës, kanë shkuar deputetë e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë të ditur Xhelal Sveçla përmes një njoftimi në Facebook.
Ai ka thënë se ishin te Pireva në nderim të 52 vjetorit të demonstratave të 68-tës!
“Gjenerata të ndryshme, por shumë të përbashkëta”, ka shkruar Sveçla ndër tjera, përcjellë Bota sot.
Kujtojmë se të dielën e kaluar Vetëvendosje theu bastionin e LDK-së në Llap, duke fituar pa balotazh.