Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar konferencë për media nga ora 17:00 për të folur për gjendjen pandemike në vend.
Media mëson se para kësaj ai do të takohet me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj me Naser Ramadanin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe QKUK-në, takim i cili pritet të ndodhë në orën 16:00 ku do të marrë pjesë edhe ministri i arsimit, Ramë Likaj.
Në këtë takim pritet të merret vendim për masa të reja në arsim dhe lehtësim të masave antiCOVID që janë në fuqi.
Këtë takim për inFokus e konfirmoi edhe zëdhënësja e zyrës së kryeministrit Hoti, Antigona Baxhaku.
Kujtojmë se në një deklaratë për media, kryeministri Hoti tha se masat të cilat janë në fuqi duhet të rishikohen.