Analisti politik, Belul Beqaj konsideron se ekzistojnë dy skenare që mund të ndiqen nga skena politike në situatën që ndodhet Kosova sot.
Sipas Beqajt skenari i parë është ai i mentalitetit të shtetit të kapur.
Kjo do të thoshte marrëveshje koalicioni për mbijetesë dhe zhvatje të pushtetit.
“Mund të ndodhin dy skenarë. Skenari i cili përcjellë mentalitetin e shtetit të kapur , të partive të cilat janë sinonim për shtetin e kapur. Që nënkupton, marrëveshjen e koalicionit për të mbijetuar sa më gjatë që të jetë e mundur. Për ta zhvatur më shumë pushtetit dhe për t’i ruajtur pozitat priviligjuese të cilat i kanë krijuar me vite të tëra”, deklaroi Beqaj.
Ky skenar sipas Beqaj është më i mundshëm të ndodhë për shkak të mentalitetit të deri tanishëm.
Nëse ndodhë kjo, Beqaj thotë se do destabilizojë vendin e do ndisë protesta.