Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri përmes një postimi në Facebook, thonë se, aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi janë voluminoze.
Sipas tyre, pas këtyre aktakuzave mund të shohim një Hashim Thaçi tjetër.
Ata përmes një postimi në Facebook, kanë paralajmëruar shokët e Hashim Thaçit, se mund të kapen në befasi nga Specialja pas këtyre aktakuzave.
Ata gjithashtu thonë se është interesante se çfarë provash mund të ketë ofruar Thaçi ndaj shokëve të tij.
Lexojeni reagimin e plotë:
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit qenka voluminoze. Mund të shohim një Hashim Thaçi tjertëfare.
Është interesant për opinioni publik të dihet se gjatë intervistave të tij me prokurorët e Dhomave të specializuara çfarë provash kishte ofruar komandant Gjarpri për shokët e vet... Këtë realitet do ta shohim sigurisht..
-shokët dhe bashkëpunëtoret e tij do të kapen në befasi nga sjelljet e "papritura" të Gjarprit gjate seancave gjyqësore.
Shpresojmë që të mos ketë etiketa të ndersjella si kolaboriciaonist, tradhtar, spiun, urdhërdhënës, vrasës, zhvatës etj...
-do të jetë një proces i gjatë i cili do ta filtrojë një realitet të hidhur të akuzuarve u dëshirojmë durim dhe drejtësisë suksese..