Asamblisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Malishevë, Valon Krasniqi, është bërë këshilltar i u.d presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Krasniqi këtë e ka bërë të ditur, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ju njoftoj që i jam bashkuar Kabinetit të u.d të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Përgjegjësi, nder dhe privilegj për mua, të jem pjesë e këtij ekipi në shërbim të shtetit tim. Do të punoj me tërë kapacitetin profesional e moral për t’i shërbyer vendit, për aq sa di dhe kam mundësi”, shkruan mes të tjerave Krasniqi.
Ja njoftimi i tij:
Të nderuar,
Ju njoftoj që i jam bashkuar Kabinetit të u.d të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani.
Përgjegjësi, nder dhe privilegj për mua, të jem pjesë e këtij ekipi në shërbim të shtetit tim.
Do të punoj me tërë kapacitetin profesional e moral për t’i shërbyer vendit, për aq sa di dhe kam mundësi.
Besimin e dhënë do të mundohem që me ndershmëri ta kryej me punë e përkushtim.
Faleminderit!