Autori i skulpturës së Adem Jasharit: Unë jam frizer, skulpturën e kam hobi – më herët kam bërë gjirafa

Aktuale

Autori i skulpturës së Adem Jasharit: Unë jam frizer, skulpturën e kam hobi – më herët kam bërë gjirafa

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:54
Alban Buxhovi

Alban Buxhovi, autor i shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, frizer me profesion ka folur për krijimin e shtatores së “Adem Jasharit” në një qendër tregtare në Prizren, e cila u largua për shkak të kritikave të shumta që mori.

Buxhovi tha se shtatoren e ka punuar jashtë në oborr pasi nuk ka punëtori, sepse krijimin e shtatoreve e ka hobi dhe jo profesion.

Ai thotë se kritikat dhe komentet i ka marrë shumë afër zemrës, bashkë me familjen.

“I kam marrë përzemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtu shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punu tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizu shtatoren, kam punu deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punëtori. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer”, tha Buxhovi.

Autori e ka pranuar se me profesion është frizer dhe skulpturën e ka hobi.

“Kritikat i kam marrë për zemër, kam pasur komente negative. Skulpturën e kam kry në oborri. Por masi që u vendos kam pas kritika negative. Unë iu kam kushtu shumë përmendores. Kam punaur tre muaj me përkushtim. Unë e kam hobi, skulpturën e kam hobi. Ja ka nis me gjirafa”, tha ai.

I pyetur se kush ia kërkoi Buxhovit punimin e shtatores së Adem Jasharit, ai tha: “Në fillim kam pas figura gjirafa, pastaj mi ka marrë pronari i “Abi Çarshia”, por më pas pronari më ka kërku me punu figurën e Adem Jasharit…Unë e pranova kërkesën dhe i thash se do ta provojë”.

Autori i shtatores së Adem Jasharit tha se e ka përjetuar rëndë largimin e shtatores sepse thekson se e ka punuar me përkushtim.

“Me shumë përkushtim e kam bërë dhe pronari më tha se është punuar shumë mirë”, shtoi ai.

Shtatorja e Adem Jasharit është larguar nga kjo qendër tregtare sepse është vlerësuar se nuk i plotëson standardet për të qenë në qytetin e Prizrenit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat