Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se masat që kanë ndërmarrë deri më tani për parandalim të pandemisë Covid-19 kanë dhënë rezultat.
Hoti thekson se situata në Kosovë është serioze, mirëpo, sipas tij, e menaxhueshme dhe nën kontroll.
“Të nderuar qytetarë, festat e fund vitit kësaj radhe do të jenë më ndryshe. Ne duhet t’i respektojmë në përpikëri masat për parandalim të përhapjes së Covid-19, që të mund t’i kthehemi normalitetit”, shkruan Hoti.
Ja shkrimi i tij:
Masat që kemi ndërmarrë deri më tani për parandalim të pandemisë #COVID19 kanë dhënë rezultat. Situata është serioze, mirëpo e menaxhueshme dhe nën kontroll.
Të nderuar qytetarë, festat e fund vitit kësaj radhe do të jenë më ndryshe. Ne duhet t’i respektojmë në përpikëri masat për parandalim të përhapjes së #COVID19, që të mund t’i kthehemi normalitetit.
Falë angazhimit të të gjithëve, kemi arritur që të rrisim numrin e testimeve, po i ofrojmë shërbime shëndetësore të gjithë qytetarëve që kanë nevojë dhe do të vazhdojmë me rishikimin e masave. Varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike prej ekspertëve dhe në përputhje me protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë këto masa do të ndryshojnë, por gjithmonë do të kenë prioritet jetët e njerëzve.
#VendoseMasken #MbajeDistancen #MajeHigjienen