Profesori Universitar, Blerim Latifi, ka ironozuar me fotografinë e çutishme të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të zgjedhur dy ditë më parë në Podujevë, Shpejtim Bulliqi.
Latifi ka ironizuar me vargjet “Bagëti e Bujqësi”, të poetit Naim Frashëri, duke ia përshtatur ato vargje Kurtit e Bulliqit.
Në një moment, Latifi ia përmend Bulliqit edhe “Çakorrin”.
Postimi i plotë nga Blerim Latifi:
O malet e Çakorrit dhe ju o lisat e gjatë!
Fushat e gjëra me lule q’u kam ndërmend ditë e natë.
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjtë e kulluar,
Çuka, kodra, brinja dhe ju votues të bekuar!
Do këndoj politikanët që ju mbani e ushqeni,
Dhe me ta mendjen ditë e natë e defreni.
Fragment nga poema “Bagëti e Bujqësi”