Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, është shprehur se gjatë ditëve në vijim do të ketë takime për mënyrën e realizimit të programit mësimor.
Ai duke treguar për datat e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë të këtij viti shkollor dhe fillimit e atij të dytit, ka kërkuar bashkëpunim në mes të nxënësve dhe mësimdhënësve.
“Për shkak të gjendjes aktuale pandemike, e cila tashmë mund të kombinohet edhe me gripin sezonal, gjeta përkrahje nga kryeministri i Kosovës, z. Hoti, ministri i Shëndetësisë, z. Zemaj, drejtori i IKShPK-së, z. Ramadani, në kërkesën time për ta zgjatur pushimin pas periudhës së parë të vitit shkollor 2020/2021”, është shprehur Likaj.
“Pra, periudha e parë, do të përfundojë më 18 dhjetor 2020 dhe do të zgjasë deri më 18 janar 2021”.
“Gjatë këtyre ditëve, ju lutem mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që ta mbyllim me sukses këtë periudhë të vitit shkollor”.