Të premtën në orët e vona të natës i është vjedhur vetura private zëvendësministres së Mbrojtjes të Kosovës, Sadika Kofrc.
Vjedhja e veturës ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Ndërsa sonte është gjetur vetura e tipit Audi A4.
Po ashtu mësohet se vetura e vjedhur e zëvendësministres kishte qëndruar e parkuar për disa ditë në rrugën “Marsi 81” në Mitrovicë me xham të thyer.
Pas gjetjes së veturës, Kofrc ka falenderuar policinë dhe AKI-në për bashkëpunimin dhe punën profesionale të treguar.