Eksperti i sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi ka komentuar aktakuzat e Gjykatës Speciale për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ibishi ka thënë se aktakuzat e Dhomave të Specializuara, sipas tij, s’e destabilizojnë vendin, por që siç ka thënë ai, e dëmtojnë atë në disa aspekte.
“Mendoj që s’munden me destabilizu vendin thirrjet nga Gjykata Speciale për krerët e UÇK-së, por e dëmtojnë edhe në aspektin politik e diplomatik. Kur është nisur Gjykata Speciale është nisur me një qëllim tjetër, për trafikim organesh. Por, hetimet preliminare të Prokurorit Ëillaimson tregon që nuk ka pasur”, ka thënë Ibishi.
Ish-eprori i Zonës Operative të Llapit, Nuredin Ibishi ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.