Haradinaj për Rugovën: Udhëhoqi vendin me mjete paqësore, bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara

Aktuale

Haradinaj për Rugovën: Udhëhoqi vendin me mjete paqësore, bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 09:01
Ramush Haradinaj/ Presidenti Ibrahim Rugova

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.

Duke i uruar ditëlindjen, Haradinaj tha se kishte fatin të jetë bashkëpunëtorë i Rugovës në vitet e para të lirisë.

Tutje ai shtoi se gjithmonë i kujton idetë dhe qëndrimet e tij,bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen në kohën kur ishte ftuar të ballafaqohej me drejtësinë ndërkombëtare.

"Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh", shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.

Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare.

Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh.

Urime ditëlindja, President!

RH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat