Zhvillimet e fundit politike në vend ka bërë që Partia Demokratike e Kosovës sot në orën 11:00 të mbajë mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të diskutohet për situatën aktuale politike në vend.
Burimet kanë thënë se në këtë takim do të fliet për zhvillimet e fundit politike si dhe përkrahjen ose jo të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Po i njëjti burim ka bërë me dije se brenda partisë është duke u diskutuar edhe mundësia për të hyrë në koalicion.
Syri ka kontaktuar zëdhënësi e PDK-së, Avni Bytyçin për të marr një konfirmim në lidhje me takimin dhe temat që do fliten, ai nuk dashur të flas.
"Nuk mund të flas asnjë gjë në lidhje me pyetjet e juaja do ta kemi një konferencë nga ora 13:30 e aty do i kuptoni të gjitha" - ka thënë Bytyçi.
Gjatë ditës së djeshme deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka deklaruar partia ku bënë pjesë voton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike vetëm nëse pranohen kërkesat e tyre.
Hoxha tregoi edhe idetë e PDK-së për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Ne kemi propozuar së pari pako vetëm qeverisë Kurti dhe tashmë është rikthyer edhe në qeverinë Hoti por që nuk është ndërmarrë asgjë”.
“Kjo pako mund të jetë gjithçka përveç Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike, ne vazhdojmë të mendojmë se vetëm kur plotësohen kërkesat tona do ta votojmë”.