Një fotografi që u publikua dje në rrjetet sociale ka bërë bujë.
Në foto, janë paraqitur Albin Kurti dhe Shpëtim Bulliqi, duke e përqafuar një lis, i cili ka një histori të rrallë.
Ky lis gjendet në fshatin Llugë të Komunës së Podujevës, i cili njihet si lisi i “Rrustemit” (Rrustem Balës).
Prej shumë kohësh, kjo pjesë ishte vend takim i burrave të trevës se llapit dhe kuvendonin për çështje nga më të ndryshmet. Ndër burrat që kuvendonin ndër hijet e këtij lisi janë: Rrustem Bala, Hakif Rimanishta, Ramish Lluga, Mehmet Dyzi, Sheqir Zhitia, Shaban Bulliqi e Osman Zhitia.
Foto e realizuar në fshatin Llugë në vendin e quajtur lisi i RRUSTEMIT (Rrustem Balës), ky lis prej shumë kohësh ishte...
Posted by Fshati LLugë. on Tuesday, 1 December 2020