Sot është datëlindja 76-të e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në rastin e datëlindjes së Rugovës, përmes një shkrimi në facebok ka kujtuar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, e cila u shpreh që vizitoni i Rugovës i ka paraprirë shtetësisë së Kosovës, transmeton “Bota sot”.
Më tej Osmani thotë që tri postulatet e tij na dëshmojnë e rikujtojnë se pavarësia është e plotë nëse janë të plota liritë njerëzore.
Postimi i plotë
Në ditëlindjen e themeltarit të shtetit, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kujtuam personalitetin e jashtëzakonshëm historik, dijetarin e shquar të Kosovës e politikanin humanist, vizioni i të cilit i parapriu shtetësisë së Kosovës. Tri postulatet e tij na dëshmojnë e rikujtojnë se pavarësia është e plotë nëse janë të plota liritë njerëzore, se liria është e përhershme dhe e qëndrueshme vetëm nëse shoqëria është demokratike dhe e përkushtuar ndaj vlerave të saj dhe nëse respektohet rendi dhe ligji e nuk bashkëpunohet me krimin. I përjetshëm kujtimi për të.