​Haziri: Gara në Podujevë nuk duhet të shihet as si fitore e as si humbje e dekadës

Aktuale

​Haziri: Gara në Podujevë nuk duhet të shihet as si fitore e as si humbje e dekadës

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:59
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se gara në komunën e Podujevës nuk duhet të shihet as si fitorja e dekadës, e as si humbja e dekadës.

Kështu ka deklaruar ai në 76-vjetorin e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku së bashku me kryesinë e LDK-së bën homazhe pranë varrit të tij.

Ai tha se humbja e bastionit në Podujevë, ka nxjerr mësim që të bëhen më të fortë, ani pse mohoi se partia e tyre po kalon në kriza.

"Nuk ka të bëjë me kriza, ka të bëjë me lëvizje. LDK do të ec pa u ndal sepse është parti pa të cilën nuk ka as zgjidhje as zgjedhje. Duke qenë themelues, ndërtues të kësaj ëndrre të cilën e quajtëm sot, e që është shteti, republika e Kosovës, është kompromis i dhimbshëm i kohës për të zgjedhur drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Ne me kohë kemi ditur të ecim prapa tij. Prapa Ibrahim Rugovës edhe si lider edhe si filozofi politike. E sot asaj dite i kemi dhimbjet tona në procese, po kalojmë dita të vështira kaherë, kjo na nxjerr mësim na nxjerr më të fortë", deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat