Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka në seancën e sotme dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese, përkitazi me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së qeverisë Hoti, ka thënë se institucioni që drejton nuk mund të mos certifikojë një kandidat për deputet, nëse në aktvendim nuk ceket decidivisht që është marrë e drejta për të kandiduar.
Në të kundërtën sipas saj KQZ-ja do të bënte shkelje kushtetuese.
Daka: Nëse KQZ-ja do të kishte hasur në vendim gjyqësor me emërtim heqja e së drejtës për t’u zgjedhur nuk do të certifikonte
“Nëse KQZ-ja do të kishte hasur në vendim gjyqësor me emërtim heqja e së drejtës për t’u zgjedhur do të merrte në konsideratë për të mos rekomanduar, apo certifikuar ndonjë kandidat i subjektit politikë.
Sipas Dakës deputeti Arifi ka dorëzuar formularin për certifikim.
Daka: Zotëri Arifi ka dorëzuar formularin për certifikimin e kandidatit
“Zotëri Arifi ka dorëzuar formularin për certifikimin e kandidatit, në sesioni B të tij kandidati deklaron dhe vërteton se kandidatura e tij është në përputhshmëri të plotë me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet përgjithshme”, tha ajo.