Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Vigan Qorrolli, ka komentuar seancën në Kushtetuese për rastin e votës së deputetit Etem Arifi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rasti Arifi po e shpërfaq gjendjen e rëndë juridike në Republikë, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se kryetarja e KQZ-së po e konfirmon se vendimi i Gjykatës Supreme e obligon atë, ndërsa ky institucion po e shpërfill Kushtetutën dhe Ligjin material që i rregullon zgjedhjet në Kosovë.
Qorrolli ka thënë se ky vend përveç rregullimit politik, ka nevojë urgjente edhe për rregullim të gjendjes juridike.
Postimi i tij i plotë:
Rasti Arifi në Gjykatën Kushtetuese po e shpërfaq gjendjen e rëndë juridike në Republikë.
Gjykata që sjellin vendime kundër ligjeve dhe ligje që janë të papajtueshme me dokumentin themeltar të shtetit: Kushtetutën.
Kryetarja e KQZ po e konfirmon se vendimi i Gjykatës Supreme e obligon atë, ndërsa ky institucion po e shpërfill Kushtetutën dhe Ligjin material që i rregullon zgjedhjet në Kosovë.
Ky vend përveç rregullimit politik, ka nevojë urgjente edhe për rregullim të gjendjes juridike.
Pasiguri juridike totale!