Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se sot në ditëlindjen e 76-të, presidenti Rugova po kthehet në bronz në shtëpinë e vet, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar dhe foton e shtatores së presidentit, Zemaj ka thënë se nga sot, Istogu dhe Dukagjini është edhe më i bukur edhe më me vlerë me kompleksin memorial të Presidentit dr. Rugova.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në ditëlindjen e 76-të të Presidentit Rugova, ai po kthehet në bronz në shtëpinë e vet.
Nga sot, Istogu dhe Dukagjini është edhe më i bukur edhe më me vlerë me kompleksin memorial të Presidentit dr. Rugova.
Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit, dr. Ibrahim Rugova!