NISMA Socialdemokrate tashmë i ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Grupi Parlamentar NISMA Socialdemokrate, tani e tutje do të quhet NISMA-AKR-6+, kjo pasi që kësaj partie iu kanë bashkuar edhe katër deputetë.
Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala.
Ai ka treguar po ashtu se pjesë e këtij grupi parlamentar tash e tutje janë edhe Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli.
Shala po ashtu ka bërë të ditur se procedura për emërimin e grupit parlamentar pritet të finalizohet në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.