Lidhja Demokratike e Kosovës përfundimisht i ka pranuar kushtet e PDK-së, për kalimin në Kuvend të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Pak më herët në një konferencë për media, u.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se do të iniciojnë seancë të jashtëzakonshme për këtë projektligj pasi kaloi në Komisionin për Buxhet dhe Transfere me propozimet dhe kushtet e PDK-së.
Hoxhaj ka renditur katër propozimet e PDK-së.
Këto janë propozimet që i ka pranuar Qeveria Hoti.
Pako prej 200 milionë për mbështetje të bizneseve
Mbështetje për 3 muaj nga 300 euro për punëtoret që kanë humbur vendet e tyre të punës
Heqja e TVSh-se për lëndën e parë, për eksportimin e lëndës së parë dhe rimburësimi i mjeteve të tërhequra nga Fondi Pensional, për ata që kanë deri në 10,000 euro.
Nga Trusti kontributdhënësit mund t’i tërheqin vetëm 10%.