Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka përkujtuar presidentin historik Ibrahim Rugovën.
Në përvjetorin e lindjes të Rugovës, Salihaj thotë se ai ishte që i hapi dyert e kancelarive evropiane dhe të SHBA-së dhe përmes tij bota e njohu Kosovën.
Salihaj thotë se, pavarësia e Kosovës nuk mund të imagjinohet pa këmbëngulësinë e presidentit Rugova.
Përmes një postimi në Facebook, Salihaj pohon se sot duhet t’i përkulemi veprës së Rugovës.
Postimi i plotë:
Në shenjë përkujtimi të Presidentit Rugova, në përvjetorin e lindjes së vizionarit dhe themeluesit të shtetit të Kosovës, atij që hapi dyert e kancelarive europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atij, përmes të cilit bota njohu Kosovën dhe problemin e saj.
Pavarësia e Kosovës, siç e kanë thënë shumë personalitete botërore, nuk mund të imagjinohet pa këmbëngulësinë e Presidentit Rugova.
Vizioni dhe fryma e tij sot i mungojnë shumë Kosovës. Ne duhet t'i përkulemi përjetësisht veprës së tij. Pa të, nuk do të ishim sot as këtu ku jemi.