Lideri i AAK-së, deklaroi se mirëpret dakordimin e forcave politike për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, pas një vonese të gjatë.
“Izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi. Miratimi i këtij ligji të premten, përpos se është lajm i mirë për vendin, do të jetë një ndihmë për ekonominë, e domosdoshme për kohën në të cilën po kalojmë”, tha Haradinaj.
Tutje ai shtoi se Kosova me të gjitha kapacitetet, por edhe me ndihmën e aleatëve strategjik, duhet të orientohet drejt rimëkëmbjes.
“Të bashkuar si popull, por edhe si klasë politike, mund ta tejkalojmë edhe këtë krizë”, shtoi ai.