Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës duket se është bindur që ta votojë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike me disa amendamente të iniciuara nga ta.
Dugolli thotë se tani të tmerruar nga rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë, ku qytetari nuk u dha mundësinë e pazareve për balotazh, PDK-ja po nxiton që ta shpëton LDK-në duke shtruar rrugën për futje e saj në qeveri.
“Tani të tmerruar nga rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë, ku qytetari nuk u dha mundësinë e pazareve për balotazh, PDK-ja po nxiton që ta shpëton LDK-në duke shtruar rrugën për futje e saj në qeveri. Mirëpo, ashtu siç ishin bashkë qe 20 vite, le të mbesin edhe më tej ashtu sepse humbjen e kanë të sigurt. Asgjë nuk do i shpëton”, shkruan ai.
Ja shkrimi i tij:
U bënë bashkë të gjithë për rrëzimin e Qeverisë Kurti edhe pse ishte qeveria më e mirë dhe më e dashur e qytetarëve të Republikës.
Nga ai moment i ndanë edhe rolet. PDK thoshte se ishte në opozitë derisa votonte ligjet e qeverisë e sulmonte Lëvizjen VETËVENDOSJE!, deisa qeveria Hoti po vazhdon e sigurt sepse ka marrëveshje me PDK-në e Liste Serbe.
Tani të tmerruar nga rezultatet e zgjedhjeve në Podujevë, ku qytetari nuk u dha mundësinë e pazareve për balotazh, PDK-ja po nxiton që ta shpëton LDK-në duke shtruar rrugën për futje e saj në qeveri.
Mirëpo, ashtu siç ishin bashkë qe 20 vite, le të mbesin edhe më tej ashtu sepse humbjen e kanë të sigurt. Asgjë nuk do i shpëton.