Njohësi i çështjeve politike, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleron Baraliu, ka kërkuar që të rrëzohet qeveria aktuale.
Pasi PDK-ja ka vendosur për të votuar Ligjin për Rimëkëmbjen, kjo gjë për analistin është veçse një farsë e kësaj partie, pasi këtë po e bëjnë 9 muaj më vonesë.
Ai madje mendon se ish-partia e Kadri Veselit është duke u talluar me qytetarët, dhe me këtë iniciativë ai konsideron se këta të fundit, po mashtrojnë vetëm vetën e tyre dhe askënd tjetër.
Ja shkrimi i tij:
9 muaj më vonesë PDK deklaron gatishmëri me aprovu ligjin për inxhekcion ekonomik - dhe qenka ba nami, tash thurin egoakolada e krenari përkushtimesh ‘për shtet’!
Lëreni mos u tallni, tregoni se vërtetë ‘mërziteni për shtet’, dhe ngituni e rrezojeni ketë qeveri pa kry para se me zbrit Krishti, dhe ua ktheni popullit pushtetin që i takon.
Përndryshe, askënd pos vetes nuk po mashtroni - të jeni të bindur!