Përparim Kryeziu, zëdhënës në Lëvzjen Vetëvendosje, përmes një postimi në FB ka thënë se në përpjekje për ta zbehur rritjen e hovshme të VV-së dhe me qëllim që ta amortizojnë disponimin e qytetarëve për ndryshim, së fundi po e dëgjojmë çdo herë e më shumë argumentin se vota për Lëvizjen nuk është për të sa është votë ndëshkimi për të tjerët.
“Ndonëse është e paqartë së çfarë duan të thonë me këtë, përballë kësaj qëndron një fakt që e përmbysë këtë logjikë. Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen e ka marrë hovin më të madh pikërisht gjatë kohës sa ajo qeveriste.
Sipas studimit të UNDP-së të majit 2020, në prill të këtij viti 61% e qytetarëve ishin të kënaqur me qeverinë, kurse 65% me kryeministrin e vendit. Pra, qytetarët asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të kënaqur me qeverinë dhe kryeministrin se sa gjatë Qeverisë Kurti”, shkruan ai.
Kryeziu tutje shton se vota e para 6 tetorit 2019 mund të ketë qenë votë kundër të tjerëve që keqqeverisnin e për Lëvizjen që ofronte alternativë, por pas 3 shkurtit 2020 vota për është për qeverisjen e pashoqe të Lëvizjes e kundër atyre që ishin të pashoqë në keqqeverisje.