Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se koalicioni qeverisës ende nuk është dakorduar për një emër të përveçëm për pozitën e President.
Në emisionin Info Magazine, Shala ka deklaruar se emri i propozuar duhet të jetë i pranushëm për shumicën e deputetëve.
“Ne si Nismë nuk kemi diskutuar si emra e as koalicioni qeveritar nuk e ka një emër të përveçëm për një emër që është i pranueshëm për 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, tha Shala.
Ai tha se ndonëse Haradinaj është propozuar nga partia e tij, koalicioni nuk është dakorduar ende për një emër.
“Ajo çka dihet është se ne si koalicion nuk i kemi votat e mjaftueshme, andaj duhet të gjejmë një emër të pranueshëm nga ana e deputetëve dhe këtë çështje ta zgjedhim sa më shpejtë që është e mundur konform afateve kohore”, nënvizoj Shala
Çështja e zgjedhjes së presidentit, është ndër temat më të nxehta të këtyre ditëve në vend.
Derisa AAK-ja ka propozuar kreun e saj Ramush Haradinaj, për të parin e vendit, nga koalicioni qeveritar ende nuk kanë dhënë një përgjigje të prerë se a do ta përkrahin apo jo këtë kandidaturë.
LDK-ja ka kohë që po e kërkon këtë pozitë, ndërsa jo me më pak ambicie janë edhe partitë e tjera.