Sot ka datlindjen Presidenti historik dr.Ibrahim Rugova dhe do të mbushte 76 vjet.
Kryenimistri Avdullah Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka vlerësuar lartë figurën e tij duke thënë se ai ishte intelektual i shkëlqyeshëm i vlerave të modernitetit perëndimor.
“Jemi të bekuar që kemi pasur një prijës të tillë, i cili, duke i prirë vendit në vitet e një epoke, u shndërrua vetë në simbol të saj - simbol të pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti.
Postimi në Facebook:
Sot shënojmë datëlindjen e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, prijësit të vendit tonë në udhën e shenjtë për liri, pavarësi dhe demokraci!
Ibrahim Rugova, intelektual i shkëlqyeshëm i vlerave të modernitetit perëndimor, njohës dhe afirmues i mrekullueshëm i trashëgimisë sonë letrare, kulturore e shpirtërore, vizionin e tij estetik për refuzimin e së keqes dhe shëmtisë e barti edhe në rrafshin politik, për t'i dhënë Kosovës dhe botës një model unik të udhëheqësit të urtë dhe konsistent, të prijësit fisnik dhe të moderuar.