Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se sot në ditëlindjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova, kanë përuruar në Istog shtatoren e tij.
Kryetari i Istogut me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Rugova ishte rilindas, vizionar, udhërrëfyes dhe lider.
“Sot në ditën e lindjes, përuruam muzeun dhe shtatoren e themeluesit të shtetit të Kosovës, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova”.
“Presidenti Rugova ishte rilindas, vizionar, udhërrëfyes dhe lider. Presidenti Rugova ishte i papërsëritshëm me dije, guxim, vendosshmëri dhe urtësi”.
“Sot ai u kthye simbolikisht, i skalitur në bronz në qytetin e lindjes në Istog. Istogu do ta kujtojë gjithmonë dhe i është përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Rugova.