Vetëvendosja me Shpejtim Bulliqin të dielën ka fituar zgjedhjet pa balotazh me 51.64 %.
E ish, anëtari i LDK-së, tani pjesë e VV-së, në ditëlindjen e tij të 76’të, ka kujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova.
Anëtari VV-së, Shpejtim Bulliqi thotë se Ibrahim Rugova ka qenë dhe do të mbetet shembulli i udhëheqësit që promovonte dijen, urtësinë, vendosmërinë dhe gjithë-përfshirjen, vlera këto që kryetari i Podujevës thotë se po mundohen t’i mbajnë gjithnjë e më të pranishme.
Ja shkrimi i tij:
Në ditëlindjen e tij të 76'të, rikujtojmë me konsideratën më të lartë udhëheqësin e projektit për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
Ibrahim Rugova ka qenë dhe do të mbetet shembulli i udhëheqësit që promovonte dijen, urtësinë, vendosmërinë dhe gjithëpërfshirjen vlera këto që po mundohemi t'i mbajmë gjithënjë e më të pranishme në jetën tonë politike e institucionale.
Mbajmë parasysh vlerën e pazëvendësueshme të rezitencës paqësore e politike si dhe asaj aktive e të armatosur në rrugën e gjatë të arritjes së lirisë së popullit tonë.
Trashëgimia e tillë na obligon të punojmë pa u ndalë në jetësimin, tashmë në kushtet e reja, të gjitha objektivat zhvillimore drejtë një shoqërie të lirë, demokratike e me zhvillim të qëndrueshëm.