Ish-truproja i Presidentit Ibrahim Rugova, Esat Geci ka publikuar një fotografi të Lëvizjes Vetëvendosje, ku shihet Albin Kurti me bashkëpunëtorët e tij.
Mirëpo, sipas Gecit në këtë fotografi janë shumica njerëz që kanë qenë më herët në PDK, pra ish-shokët e Hashim Thaçit.
Geci pyet se si këta njerëz janë shpëtimi i Kosovës?
Ai thotë se mbi 80% e udhëheqësve dhe degëve të LVV-së janë anëtarë dhe njerëz të PDK-së.
Lexojeni postimin e Esat Gecit:
Është për të ardhur keq se si munden të thonë këtyre njerëzve janë VV, këta janë shokë te ngushtë të Hashes
Si munden me qenë njerëzit e Hashes shpëtimi i Kosovës
Por këta kanë qenë dhe janë njerëz ma të afër te Hashes dhe tash te Binit.
Miq te mi 80 % VV dhe udhëheqësve dhe degëve te saj janë anëtarë dhe njerëz te PDK-së.
Rexhep Selimi shok i ngushtë i Hashes dhe tash i Binit
Glauk Konjufc ish punëtor i Shik-ut dhe Hashes dhe tash i Binit
Liburn Aliu ish anëtarë i Pdk dhe i Hashes kurse sot i Binit.
Smajl Kurteshi ish Jaran i Hashes dhe tash i Binit
Hydajet Hyseni ish deputet i Hashes dhe tash i Binit
Valon Ramadani ish PDK-punëtor i Hashes tash I Binit
Albulena Haxhiu ish punëtore e Faton Dalldaku
Avni Zogiani ish PDK dhe punëtor i Hashes dhe tash i Binit.
Sali Zyba ish PDK dhe njeri i Hashes dhe tash i Binit.
Sami Kurteshi ish PDK dhe i Hashimit tash i Binit.