Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli ia kanë mbajt anën zgjedhjeve në Podujevë,
Mustafa ka theksuar se njerëzit që anojnë për subjekte të tjera politike nuk e kanë vendin në LDK.
“Për neve është e nevojshëm të sqarohet vota dhe përkrahja, është e nevojshme që në LDK njerëz që anojnë për subjekte të tjera politike nuk munden me qenë as anëtar të një partie politike”, ka thënë Mustafa fillimisht.
Ndërkaq, sa i përket largimit të Osmanit nga LDK-ja, ai ka shtuar se Osmani e ka përjashtuar veten.
“Ata kanë përjashtuar veten s’do të merremi më me ta, si llogarisim fare sepse esenciale për një subjekt politik është përkrahja politike e kandidatëve të partisë së vet”, ka thënë Mustafa.