Ish-kryeministri i Shqipërisë, dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar në përvjetorin e 76-të të lindjes ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.
Përmes një shënimi në facebook, Berisha shkruan se Presidenti i ndjerë Dr Ibrahim Rugova, ishte intelektual mendje ndritur, shtetar dhe politikan gjeni e vizionar, arkitekt i Kosovës së lirë, të pavarur.
Berisha madje thotë se kryeministri Edi Rama me urdhër të Beogradit po e pengon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë.
Ja shkrimi i tij:
Sot ditelindja e Presidentit Rugova!
Te dashur miq, sot familja, miqte, qytetaret e Kosoves dhe mbare kombi shqiptar kujtojne me nderimin me te madh. admirimin me te thelle ne 76 vjetorin e lindjes, Presidentin e ndjere Dr Ibrahim Rugova, intelektualin mendje ndritur, shtetarin dhe politikanin gjeni e vizionar, arqitektin e Kosoves se lire, te pavarur.
Sot per te gjithe shqiptaret kudo qe jane eshte dita per te shprehur mirenjohen e pakufishme per burrin e pavdekshem te kombit, Presidentin e ndjere Dr Ibrahim Rugova per gjithçka beri ai per lirine dhe dinjitetin tone kombetar.
Edi Rama bllokon me urdher te Beogradit per te pestin vit me radhe vendosjen e shtatores te Ibrahim Rugoves ne Tirane por Ai ka nje fole ne zemren, ne lirine e çdo shqiptari! sb