Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli, i ka reaguar kreut të partisë Isa Mustafës.
Mustafa në një intervistë për media ka krahasuar gjuhen e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin me atë të zërit të popullit të Enver Hoxhës.
Postimi i plotë:
Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij.